Lajme
Kryenegociatori i Ukrainës: Rusia ka ende iluzion se dhuna është strategji e duhur
Demokracia
11:30 | 14 Mars 2022
Ilustrim

Share:

Mykhaylo Podolyak, këshilltar i lartë i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se është gati për një “diskutim të vështirë” me Rusinë.

Delegacionet e dy vendeve mbajnë sot, përmes video-konferencës, rundin e katërt të bisedimeve për paqe.

“Për paqen – një armëpushim, një tërheqje e menjëhershme e trupave dhe garanci për sigurinë. Një diskutim i vështirë është përpara”, tha kryenegociatori i Ukrainës në bisedime, Podolyak.

“Megjithëse Rusia e kupton marrëzinë e veprimeve të saj agresive, ajo ende ka një iluzion se 19 ditë dhune kundër qyteteve paqësore [ukrainase] janë strategjia e duhur”, shkroi ai në Twitter.

Diskutimet zhvillohen në kohën kur Rusia ka intensifikuar sulmet në të gjithë Ukrainën.

Të ngjashme