Sport
Kryendeshja e mbrëmjes në Ligën e Evropës: Galatasaray – Barcelona, formacionet e mundshme
Demokracia
12:42 | 17 Mars 2022

Share:

Galatasaray dhe Barcelona do ta zhvillojnë sonte ndeshjen e kthimit në kuadër të 1/8-tës së finales së Ligës së Evropës.

Ndeshja e parë e luajtur në “Camp Nou” mes këtyre dy skuadrave u mbyll baras me rezultat 0-0, kurse tani kualifikimin ekipet do ta kërkojnë nga stadiumi i Galatasaray “Nef Stadium” në Turqi.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 18:45.

Para fillimi të takimit janë zbuluar formacionet e mundshme.

Galatasaray: Pena; Boey, Marcao, Nelsson, Van Aanholt; Antalyali, Kutlu; Kilinc, Feghouli, Akturkoglu; Mohamed.

Barcelona: Ter Stegen; Dest, Araujo, Garcia, Alba; Pedri, Busquets, De Jong; Traore, Aubameyang, Torres./Demokracia.com/

Të ngjashme