Sport
Kryendeshja Drita – Llapi, formacionet zyrtare
Demokracia
12:22 | 19 Shkurt 2022

Share:

Një nga ndeshjet kryesore të javës së 20-të në Superligën e Kosovës në futboll zhvillohet sot.

Drita dhe Llapi, dy skuadrat që pretendojnë titullin e kampionit do të përballen mesvete në stadiumin e qytetit në Gjilan me fillim nga ora 13:00, raporton Demokracia.com.

Fitorja është e domosdoshme për njërën dhe tjetrën skuadër, andaj pritet të jetë një takim mjaftë i nxehtë.

Kur ka mbetur më pak se një orë deri në fillimin e sfidës, trajnerët kanë vendosur për 11-shet bazë.

Drita është lidere me 37 pikë, ndërsa Llapi ka pesë pikë më pak në vendin e katërt në tabelë.

Formacionet zyrtare:

DRITA: Maloku, Limani, Broja, Cuculi, Namani, Muja, Ajzeraj, Blakçori, Balde, Fazliu, Simonowski.

LLAPI: Coric, Prençi, Veliu, Emini, Selmani, Krasniqi, Shillova, Shabani, Peposhi, Rivera, Neto. /Demokracia.com/

Të ngjashme