Kryendeshja e javës së katërt në Superligën e Kosovës në futboll luhet sot në Gjilan.
Drita dhe Ballkani, dy skuadrat që kanë synim trofet dhe daljen në Evropë do ndeshen mesvete, shkruan Demokracia.com.
Të vetëdijshëm për rëndësinë e pikëve, dy trajnerët Ardian Nuhiu dhe Bekim Isufi kanë vendosur për përbërjet më të mira të mundshme nga minuta e parë.
Përballja e nxehtë në Gjilan fillon nga ora 16:00.
Formacionet zyrtare:
Drita: Maloku, Limani, Balde, Cuculi, Blakqori, Broja, Jashari, Vucaj, Ajzeraj, Muja, Simonovski
Ballkani: Frasheri, Ar. Thaqi, Potoku, As.Thaqi, Hoxha, Gashi, Kuc, Korenica, Baftiu, Krasniqi, Zeka. /Demokracia.com