Sport
Kryendeshja Drita – Ballkani, Cuculi flet hapur: Do japim maksimumin ta fitojmë takimin
Demokracia
15:27 | 14 Shtator 2021

Share:

Drita dhe Ballkani është një nga kryendeshjet e xhiros së katërt në elitën e futbollit kosovar.

Dy skuadrat me synime të qarta këtë edicion kërkojnë tri pikët në mënyrë që të vazhdojnë rrugëtimin në kreun e tabelës, raporton Demokracia.com.

Ardian Cuculi, mbrojtësi i Dritës në një konferencë për gazetarë të mbajtur sot në Gjilan ka vlerësuar kundërshtarët suharekas, ndërkaq ka theksuar se ai me shokë do të bëjnë më të mirën t’i ndalin tri pikët në shtëpi.

“Është ndeshje e vërtet kampionale, me një kundërshtar shumë të fortë. Ekip që ka treguar këto vitet e fundit që me të vërtet kanë ekip cilësore dhe lojtar cilësor. Do të jetë ndeshje në të cilën nuk do të varet rrjedha e kampionatit po gjithsesi shërbejë për vazhdimësinë e njërës ekip. Shpresojë që me një angazhim maksimal të gjithëve të bëjmë përpjekjet tona për një rezultat pozitiv dhe pse jo të fitojmë dhe ta vazhdojmë rrugën drejt kreut të tabelës”, u shpreh mbrojtësi i “bardhekaltërve”.

Përballja në mes Dritës dhe Ballkanit luhet nga ora 16:00 në stadiumin e qytetit në Gjilan. /Demokracia.com

Të ngjashme