Lajme
Kryen marrëdhënie seksuale me një të mitur në Ferizaj, arrestohet një person
Demokracia
10:11 | 26 Nëntor 2022

Share:

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.

Në raportin e Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më datë 22.11.2022 rreth orës 23:00, në Ferizaj.

DHUNIM/Ferizaj 22.11.2022 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë viktima është dërguar Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim dhe është vendosur në strehimore. Rasti vazhdon të hetohet./Demokracia.com

 

Të ngjashme