Lajme
Kryeministrja suedeze i përgjigjet Rusisë pas kërcënimit: Vendosim vetë për politikat e sigurisë
Demokracia
21:45 | 25 Shkurt 2022

Share:

Kryeministrja suedeze Magdalena Andersson i është përgjigjur Rusisë, e cila tha se në rast të anëtarësimit të Suedisë në NATO do të ketë pasoja të dëmshme. Andersson ka thënë se Suedia vendos vetë për politikat e sigurisë.

Andersson dhe qeveria që e udhëheq megjithatë këmbëngulën që anëtarësimi i Suedisë në NATO nuk është një opsion. Në të njëjtën kohë, qeveria theksoi se Suedia ka një marrëdhënie të ngushtë me NATO-n.

“Linja suedeze është shumë e qartë. Në Suedi, jemi ne vetë ata që vendosim për linjën tonë të politikës së sigurisë. Është e rëndësishme në këtë situatë që të ketë stabilitet dhe parashikueshmëri në linjën e politikës suedeze të sigurisë, ajo është e qetë në një situatë si kjo”, tha ajo në një konferencë për shtyp.

“Suedia ka bërë në vitet e fundit investime reale në mbrojtje për të qenë në gjendje të forcojë aftësitë tona ushtarake dhe ne gjithashtu kemi forcuar, thelluar dhe rritur numrin e bashkëpunimeve me vende dhe organizata të tjera”, shtoi ajo.

Të ngjashme