Qyteti më i madh i Zelandës së Re, Auckland do të mbetet në mbyllje deri me 21 shtator, për të mposhtur përhapjen e variantit Delta të koronavirusit, tha të hënën në një konferencë për media, kryeministrja Jacinda Ardern.
‘’Java e ardhshme do të jetë kritike dhe do të na jap sigurinë shtesë që na nevojitet së bashku me menaxhimin aktiv të grupimeve. Ne do të jemi të fokusuar në testimin e të gjitha grupeve, në shtatë zona periferike’’ tha ajo.
Zelanda e Re kishte njoftuar për një mbyllje totale pasi një person rezultoi pozitiv me COVID, rasti i parë i regjistruar në gjashtë muaj. Kryeministrja, Jacinda Ardern e ka vendosur vendin nën një bllokim të rreptë dhe strategjia e saj radikale ka ndihmuar së tepërmi në frenimin e COVID-19.
Zelanda e Re ka qenë e suksesshme në eliminimin e virusit brenda kufijve të saj, megjithëse kufijtë e saj ndërkombëtarë mbeten kryesisht të mbyllur. /Demokracia.com/