Lajme
Kryeministrinë e kaplon zhegu, blen një kondicioner 1,000 euro
Demokracia
19:50 | 25 Gusht 2022

Share:

Zyra e Kryeministrit Albin Kurti ka blerë një kondicioner. Për këtë blerje, janë shpenzuar gati 1 mijë euro nga buxheti i shtetit.

Në njoftimin për nënshkrim të kontratës të publikuar në e-Prokurim figuron se për blerjen e këtij gjeneratori ishte parashikuar të shpenzoheshin 999 euro, por në fund kontrata është nënshkruar për 9 euro më pak.

Në dosjen e tenderit nuk jepen shumë detaje rreth kësaj kontrate, vetëm jepen specifikat që duhet t’i ketë kondicioneri.

Edhe montimi do të përfshihet në çmimin total.

Të ngjashme