Lajme
Kryeministria ia financoi ‘portalin’ qesharak e banal Sadri Ramabajës
Demokracia
13:48 | 14 Dhjetor 2022

Share:

Anëtari i Vetëvendosjes dhe analisti televiziv Sadri Ramabaja ka fituar një grant prej 5-6 mijë eurove nga Kryeministria e Kosovës në portalin e tij. Por, çka është ky portal?

Sadri Ramabaja kishte fituar mbështetje financiare në “një tender për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave gjuhësore.”

Në një përgjigje për gazetën Periskopi ai e kishte konfirmuar marrjen e grantit, por kishte dhënë arsyetimin se shuma ishte e ulët.

“”Po kështu më ka njoftuar sekretari, meqenëse shkresën s’e kam marr ende. Jo bre ajo është shumë e vogël, formale, diku 5-6 mijë euro. Për një projekt për të cilin kemi aplikuar, për diku 3 muaj, në të cilin pesë veta do të jenë të angazhuar.” ­– kishte thënë z. Ramabaja i pyetur për këtë rast.

5-6 mijë euro në fakt nuk janë edhe aq pak. Dhe sidomos, nuk janë pak kur dihet se Ramabaja është pjesë e Vetëvendosjes dhe e mbështet këtë parti vazhdimisht nëpër studio televizive, shkruan Nacionale.

Por, çka është portali në fjalë i quajtur “Instituti Shqiptar për Gjeopolitikë”. Do të tmerroheni nga ajo që do të lexoni këtu.

“Instituti”

Në fakt, Sadri Ramabaja i referohet këtij ‘instituti’ edhe vetë si portal. Këtë organizatë joqeveritare përmes të cilës fitoi para nga Kryeministria e ka hapur në vitin 2021. Ai thotë se ka seli në Prishtinë, por pa treguar specifikisht se ku në Prishtinë.

Po ashtu, ‘Instituti’ në uebfaqen e tij pretendon që është themeluar nga “një grup intelektualësh shqiptarë” por megjithatë nuk shkruhet emri i dikujt tjetër përveç atij të Sadri Ramabajës.

Në pjesën ku tregohet për bashkëpunëtorët, nuk jepet asnjë emër bashkëpunëtori por thjesht fjalitë e shkruara me gabime drejtshkrimore (mos harroni, tenderi është për të drejta gjuhësore) si më poshtë:

“Bashkëpunëtorët: Në një mjedis ndërkombëtar gjithnjë e më kompleks të proceseve politike e ekonomike të globalizuar, ndryshimeve globale politike, ekologjike, dhe socio-kulturore, të cilat në të njëjtën kohë përmbajnë mundësi të mëdha, por edhe rreziqe, vendim-marrësit në lëmin institucional të politikës dhe ekonomisë (ndërmarrësi) ani janë më shumë se kurrë të varur nga këshilltar e shumta të ekspertëve të kualifikuar, të cilët nuk janë vetëm propozime të thjeshta për çështje ditore, por ofron orientime konkrete me karakter afatgjatë e strategjik dhe mbështesin zgjidhje holistike”.

Pra, a kuptuat se kush ishin bashkëpunëtorët e Ramabajës dhe Institutit që u shpërblye nga Kryeministria?

Në këtë portal nuk ka asgjë as në rubrikën “Rreth Nesh” që do të duhej të tregonte informacione lidhur me punën e Institutit dhe njerëzve të saj.

Por, shihni se çka shkruhet në rubrikën “Shërbimet”. Aty thuhet se ofrohen “Analiza Strategjike”, “Këshilla për sigurinë ekonomike” dhe “Kompetenca ndërkulturore” çfarëdo që Ramabaja ka dashur të thotë me këtë të fundit.

Përshkrimet janë mosvet të mangëta dhe tepër të përgjithshme të shkruara edhe me gabime të shpeshta drejtshkrimore.

Në një postim të bërë para disa javësh, Sadri Ramabajapretendonte se portali i tij kishte botuar edhe një shkrim nga Ditmir Bushati – ish ministër i Jashtëm i Shqipërisë mbi zgjedhjet në Itali. Por, ky shkrim në fakt ishte botuar së pari në Tiranë dhe ishta marrë me formulën “copy-paste” nga z. Ramabaja.

Megjithatë, ky Institut duket se ka tendenca të ulë ambiciet e saj. Së fundi, Ramabaja i është referuar edhe si portal dhe aty janë botuar edhe lajme të tipit “Qeveria Letoneze shpall gjendjen e jashtëzakonshme”; “Komisioni Evropian propozon paketën e tetë të sanksioneve kundër Rusisë” etj.

A do të ndihmojnë këto institute punën e Qeverisë Kurti për muajt dhe vitet e ardhshme? Një gjë e tillë mbetet për t’u parë por megjithatë duket mjaft e vështirë.

A e meritoi ky ‘institut’ të merrte grant nga Kryeministria? Eh, për këtë pyetje ju ftojmë të jepni vetë përgjigjet.

Të ngjashme