Lajme
Kryeministri tajlandez spërkat gazetarët me dezinfektues, në vend se t’u përgjigjet
Demokracia
12:55 | 10 Mars 2021

Share:

Kryeministri i Tajlandës Prayuth Chan-ocha bëri një veprim të pazakontë në një konferencë shtypi, duke u bërë hit në mediat sociale.

Gazetarët e pyetën atë për rifreskimin e kabinetit, një pyetje që atij nuk i pëlqeu.

Ndaj, ai mori një spraj dezinfektues dhe filloi të spërkaste gazetarët, e gjitha gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, shkruan BBC.

Chan-ocha është një gjeneral në pension dhe kjo nuk është hera e parë që ai ofron sjellje të tilla.

Njëherë ai tërhoqi një nga gazetarët për veshi, dhe në një tjetër rast ofroi veten në një version kartoni përballë tyre.

VIDEO:

 

Të ngjashme