Lajme
Kryeministri sulmoi Blerim Isufajn, Musliu: Kurti sapo bëri goditjen më të rëndë në drejtësi direkt nga Kuvendi
Demokracia
13:35 | 20 Prill 2023

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nga Kuvendi i Kosovës ka sulmuar kryeprokurorin Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.

Sipas tij, Isufaj është prokuror që asnjë rast nuk e ka të fituar në gjykatë dhe “dëshiron të bëhet kryeprokuror”.

Për këto deklarata të shefit të qeverisë ka bërë një reagim deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

Sipas saj, Kurti sapo bëri goditjen më të rëndë në drejtësi direkt nga Kuvendi.

“Albini sapo beri goditjen me të rënd në Drejtesi direkt nga Kuvendi i Kosovës”, shkroi ajo në Facebook.

Të ngjashme