Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ishte “në rrugët e Borodyankas” këtë të enjte në Ukrainë.
Sanchez në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se ka parë nga afër, “tmerrin dhe mizoritë e luftës së Putinit”.
“Ne nuk do ta lëmë popullin ukrainas të braktisur”, ka shkruar ai më tej.
Conmovido al comprobar en las calles de Borodyanka el horror y las atrocidades de la guerra de Putin.
No dejaremos solo al pueblo ucraniano. pic.twitter.com/OfEIa9oOTC
— Pedro Sánchez (@sanchezcastejon) April 21, 2022
Mësohet se gjithashtu se ka mbërritur në Kiev edhe kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen.
Palët do të diskutojnë mbështetjen e mëtejshme për ukrainasit dhe hetimin penal të “krimeve të luftës dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut”, sipas një deklaratë të kryeministres daneze.
Ndërkohë, që në ditët e para të pushtimit rus të Ukrainës, është folur për një përpjekje për të vrarë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Sipas autoriteteve ukrainase, përcjell Gazeta Si plani fillestar i Moskës përfshinte pushtimin e shpejtë të Kievit, “prerjen e kokës” së qeverisë ukrainase dhe zëvendësimin e saj nga një ekzekutiv kukull.
Tani, megjithatë, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Danilov, ka dhënë detaje të reja mbi “planin” e Moskës.
Lideri çeçen Ramzan Kadyrov – sipas asaj që Danilov i tha një radioje ukrainase – mori një urdhër për të vrarë presidentin ukrainas, më 3 shkurt gjatë një takimi me presidentin rus Putin.
Kadirov ishte i përkushtuar që njësia e tij çeçene të përfundonte misionin.
Danilov gjithashtu theksoi se ai nuk e di se ku ndodhet lideri çeçen për momentin. “Mund të them vetëm me siguri se ai nuk ka qenë kurrë këtu”.