Lajme
Kryeministri portugez takon Zelenskyn në Kiev, i premton 250 milionë euro ndihmë financiare
Demokracia
19:06 | 21 Maj 2022

Share:

Kryeministri portugez, Antonio Costa, ka takuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë një vizite në Kiev.

Thuhej se Costa e kishte siguruar Zelenskyn për mbështetjen e vazhdueshme të vendit të tij për Ukrainën, duke postuar më pas në Twitter se Portugalia kishte rënë dakord të dërgonte 250 milionë euro ndihmë financiare.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Zelensky përsëriti shpresat që Ukraina të bëhet një kandidate për t’u bashkuar me Portugalinë dhe 26 vende të tjera si anëtarë të plotë të Bashkimit Evropian, përcjell Klankosova.tv

Nuk ka pasur konsensus brenda bllokut nëse Ukraina duhet të lejohet të regjistrohet plotësisht.

Të ngjashme