Lajme
Kryeministri polak: Nuk kishte asnjë qëllim nga asnjëra për të synuar Poloninë
Demokracia
16:45 | 16 Nëntor 2022

Share:

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki, tha se shpërthimi i mbrëmshëm në Poloni pranë kufirit me Ukrainën ishte shkaktuar ndoshta nga një raketë ruse e rrëzuar.

“Materialet e mbledhura nga shërbimet tona dhe të ofruara nga aleatët tanë tregojnë se shpërthimi në Przewodów, në Poloninë lindore, ka shumë të ngjarë të jetë shkaktuar nga rrëzimi dhe shkatërrimi i një rakete ruse,” tha ai.

Morawiecki shkroi në Twitter se “ka indikacione se një nga këto raketa ra në territorin polak pa asnjë qëllim nga asnjëra palë”.

Të ngjashme