Lajme
Kryeministri palestinez shpërthen në lot gjatë fjalimit të tij
Demokracia
22:44 | 06 Nëntor 2023

Share:

Derisa luftimet e ashpra janë duke u zhvilluar mes Hamasit dhe ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës, numri i viktimave civile vetëm sa po rritet.

Autoritetet e shëndetësisë në Gaza kanë njoftuar se deri më tani janë vrarë mbi 10 mijë persona në këtë qytet.

E kjo e preku tej mase edhe kryeministrin palestinez Mohammad Shtayyeh, i cili nuk arriti të kontrollonte emocionet gjatë një paraqitje televizive.

Ai kishte mbledhur kabinetin e tij ku po fliste për një nënë, fëmijët e të cilës janë varrosur për së gjalli nën rrënoja në Gaza.

E duke tentuar ta shpjegojë deri në fund historinë e kësaj gruaje palestineze, Shtayyeh shpërtheu në lot – duke mos mundur ta vazhdojë fjalimin.

Ai madje rikujtoi momentet kur fëmijët palestinezë filluan t’i shkruajnë emrat e tyre në trup, me qëllim që të mund të identifikohen në rast se vriten gjatë sulmeve ajrore të izraelitëve.

Të ngjashme
Lajme • 02 Qershor 2024