Lajme
Kryeministri norvegjez i kërkon Putin-it t’i jep fund luftës urgjentisht
Demokracia
14:36 | 31 Mars 2022

Share:

Kryeministri i Norvegjisë Jonas Gahr Store pati sot një bisedë telefonike njëorëshe me presidentin rus Vladimir Putin, gjatë së cilës u diskutua për pushtimin e Ukrainës, njoftoi zyra e kryeministrit norvegjez.

“I kërkova presidentit të përfundojë urgjentisht luftën në Ukrainë, të tërheqë trupat ruse dhe të sigurojë qasje humanitare”, citohet të ketë thënë Store nga Reuters.

“Ne kemi pritshmëri shumë të kufizuara për atë që mund të arrihet, por asgjë nuk duhet të mbetet e paprovuar në situatën në të cilën ndodhemi tani”, shtoi kryeministri norvegjez.

Telefonata erdhi me iniciativën e Norvegjisë pasi Stere foli fillimisht për të me aleatët në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, tha zyra e tij.

Norvegjia, një anëtare e NATO-s, ndan një kufi me Rusinë në Arktik.

Të ngjashme