Kosova e ka nisur me humbje ciklin eliminator për Kupën e Botës “Katar 2022”.
Skuadra që drejtohet nga Bernard Challandes është mposhtur nga Suedia në Prishtinë me rezultat 0:3, shkruan Demokracia.com.
Në lidhje me këtë ndeshje ka reaguar edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.
https://www.instagram.com/p/CM-fOvIlIti/?utm_source=ig_embed
Në rrjetin social “Instagram”, Kurti ka shkruar mes tjerash se “Kosova luajti shumë më mirë se sa rezultati që ishte në këtë sfidë”.
Postimi i plotë i Kurtit:
“Pa lojtarin e saj kryesor, tifozët në tribuna, Kosova sonte luajti shumë më mirë sesa rezultati që pësoi me Suedinë. Kjo na jep shpresë për ndeshjet e ardhshme teksa jemi veçse në fillim të kualifikimeve për ‘Botërorin 2022“. /Demokracia.com