Sport
Kryeministri Kurti prezent në finalen Prishtina – Llapi, jo shumë larg tij edhe Abdixhiku e Rama
Demokracia
20:56 | 17 Gusht 2021

Share:

Para pak momenteve ka filluar ndeshja finale e Superkupës së Kosovës në futboll.

Prishtina dhe Llapi do të kërkojnë fitore për t’u stolisur me trofeun e Superkupës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, raporton Demokracia.com.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pak minuta pasi filloi ndeshja erdhi në stadiumin kryeqytetas për të parë nga afër këtë duel.

Kurti është ulur në zonën VIP të stadiumit “Fadil Vokrri”.

LEXO EDHE: Kandidati për kryetar të Prishtinës po e përcjell nga stadiumi finalen e Superkupës, Prishtina – Llapi

Jo shumë larg Kurtit janë të vendosur edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kandidati i kësaj partie për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama. /Demokracia.com

Të ngjashme