Lajme
Kryeministri Kurti: Po të mos ishte policia, do të digjeshin edhe pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak
Demokracia
16:39 | 25 Shtator 2021

Share:

Pas djegies së qendrës së regjistrimit të automjeteve në Zubin Potok dhe hejdhjes së granatve të dorës në Zveçan, Kyreministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë mbajtur konferencë për media.

Kurti u shpreh se pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak do të digjeshin po të mos ishte prezente policia e Kosovës me njësitë speciale, raporton Demokracia.com

Ai tha se djegia e Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok është dëshmi se aty ku nuk ka policë ka incidente.

“Paramendoni se çfarë do të ngjante në pikat 1 dhe 31 sikur të mos ishte aty policia speciale. Sulmet e sotme janë dëshmi se kjo është synuar edhe në pikat në Jarinje dhe Bërnjak. Sot u vërtetua se ne kemi pika kufitare sepse kemi njësi speciale të policisë. Asnjë incident në asnjë pikë kufitare në ditën e gjashtë të vendimit të zbatimit të qeverisë së Kosovës’’, tha ai.

Kurti tutje u shpreh se Serbia me avionë luftarak rus po provon të nxis konflikt rajonal por nga kjo nuk duhet të nxiten qytetarët e vendit.

Ai gjithashtu tha se brenda gjashtë ditëve kanë arritur që 9 mijë targa të jepen për serbet që u futën në Kosovë.

“Serbia po sjell afër kufirit helikopterë dhe avionë luftarak rusë, Serbia po provon të nxis konflikt rajonal. Pengesat dhe bllokadat përfshirë veprimet e sotme kriminale janë të tilla sepse krimi ka qenë e vetmja formë e mbijetesës për ta. Vendimi për targat nuk u drejtohet qytetarëve serbë të Kosovës, ky vendim është masë e barabartë që shteti serb aplikon për qytetarët e Kosovës. I ftojmë qytetarët në veri pa dallime etnike të respektojnë ligjet dhe të mos ndikohen nga ata që nxisin dhunë. Mbi 9 mijë targa të përkohshme janë dhënë deri më tani, duket që këtu e kanë hallin zjarrvënësit nga Beogradi. ”, tha Kurti./Demokracia.com/

Të ngjashme