Lajme
Kryeministri Kurti ngushëllon Turqinë pas shpërthimit vdekjeprurës në Stamboll
Demokracia
20:24 | 13 Nëntor 2022

Share:

Kryeministri i vendit Albin Kurti, u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave nga shpërthimi i sotëm vdekjeprurës në Stamboll.

Ai u ka uruar shërim të shpejtë plagosurve nga ky akt.

”I shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta Republikës së Turqisë pas shpërthimit të sotëm vdekjeprurës në Stamboll. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e atyre që humbën jetën, ndërsa të plagosurve u uroj shërim të shpejtë”.

Të ngjashme