Lajme
Kryeministri Johnson u bën thirrje britanikëve të vaksinohen me AstraZeneca
Demokracia
08:32 | 07 Prill 2021

Share:

Kryeministri britanik, Boris Johnson i nxiti britanikët të ndjekin rekomandimet e Autoritetit Shëndetësor Britanik dhe të vazhdojnë të vaksinohen me vaksinën antiCOVID-19 AstraZeneca.

“Është shumë e rëndësishme të vazhdohet në këtë rrugë”, tha kryeministri për BBC.

“E qartë, vaksina pati një ndikim në trajektoren e virusit”, shtoi ai.

Në total, 37 milionë e 119 mijë e 83 persona janë vaksinuar në Britaninë e Madhe.

Prej tyre 5 milionë e 496 mijë e 716 kanë marrë tashmë dozën e dytë.

Të ngjashme