Lajme
Kryeministri japonez, Kishida: Doja t’iu kërkoja falje njerëzve pasi i kam shqetësuar
Demokracia
09:16 | 15 Prill 2023

Share:

Një shpërthim i fortë është dëgjuar në një ngjarje në natyrë ku mori pjesë edhe kryeministri japonez, Fumio Kishida.

Mediat japoneze pretendojnë se një objekt i ngjashëm me tubin u hodh në drejtim të të parit të qeverisë japoneze dhe dukej se ishte një bombë tymuese.

Kjo ndodhi menjëherë pasi filloi një fjalim në një port në qytetin e Wakayama – dhe udhëheqësi u evakuua më pas.

“Kam dëgjuar një shpërthim të fortë në vendin e ngjarjes”, tha fillimisht Kishida, raporton bbc.

“Policia ka nisur hetimet rrethë këtij rasti. Por, unë do të doja t’iu kërkoja falje njerëzve pasi i kam shqetësuar dhe iu shkaktova probleme”, shtoi ai.

Policia nuk ka pranuar të komentojë më shumë pasi arrestimit të të dyshuarit.

Televizioni publik japonez, NHK transmetoi pamjet në të cilat turma njerëzish dukeshin duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndryshe, vitin e kaluar ish-kryeministri, Shinzo Abe u qëllua për vdekje teksa ishte në kulmin e fushatës zgjedhore.

Kjo ka bërë që të shtohen masat e sigurisë rreth zyrtarëve shtetëror, e cila gjë nuk ka qenë e zakonshme në shtetin japonez.

Të ngjashme