Lajme
Kryeministri izraelit udhëtoi fshehurazi për t’u takuar me Putinin
Demokracia
19:40 | 05 Mars 2022

Share:

Kryeministri izraelit Naftali Bennett udhëtoi fshehurazi në Moskë për t’u takuar me Putinin sot.

Kështu ka konfirmuar një zyrtar izraelit për Axios, transmeton Demokracia.com.

Ky është një veprim shumë i pazakontë nga Bennett, i cili ka komunikuar ditët e fundit si me Putinin ashtu edhe me Zelenskyn për të nxitur një armëpushim.

Nga zyra e Kryeministrit izraelit kanë thënë se u zhvillua me bekimin e administratës amerikane.

Zyrtari izraelit tha se shtytja diplomatike e Bennett ishte gjithashtu e koordinuar me Gjermaninë dhe Francën/Demokracia.com/

Të ngjashme