Lajme
Kryeministri izraelit takon Putinin, flasin për më shumë se dy orë
Demokracia
18:26 | 05 Mars 2022

Share:

Kryeministri izraelit Naftali Bennett u takua me presidentin rus Vladimir Putin në Kremlin të shtunën për të diskutuar krizën në Ukrainë, tha zëdhënësi i tij.

Izraeli, shtëpia e një popullsie të konsiderueshme emigrantësh rusë, ka ofruar të ndërmjetësojë në konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës, megjithëse zyrtarët më parë kanë minimizuar pritshmëritë për një përparim, raporton Reuters, transmeton Demokracia.com.

Ndërsa Izraeli, një aleat i ngushtë i Shteteve të Bashkuara, ka dënuar pushtimin rus, ka shprehur solidaritetin me Kievin dhe ka dërguar ndihma humanitare në Ukrainë, ai ka thënë se do të mbajë komunikimet me Moskën me shpresën për të ndihmuar në lehtësimin e krizës./Demokracia.com/

Të ngjashme