Lajme
Kryeministri irlandez: Planet për të hequr disa pjesë të protokollit të Brexit janë vandalizëm ekonomik
Demokracia
18:42 | 19 Qershor 2022

Share:

Planet e Qeverisë së Britanisë së Madhe për të hequr disa pjesë të marrëveshjes tregtare, pasi Brexit-it ra dakord me BE-në do të ishin “vandalizëm ekonomik” në Irlandën e Veriut, ka thënë kryeministri irlandez, Micheal Martin.

Qeveria dëshiron të ndryshojë protokollin e Irlandës së Veriut për ta bërë më të lehtë qarkullimin e disa mallrave nga Britania e Madhe në Irlandën e Veriut.

Micheal Martin tha se ata do të dëmtonin ekonominë e Irlandës së Veriut.

Ai në emisionin e mëngjesit për BBC-në ka thënë se kjo është e papranueshme dhe përfaqëson unilateralizëm të llojit më të keq.

“Ne e pranojmë plotësisht se ka çështje legjitime rreth funksionimit të protokollit dhe besojmë se me negociata serioze të qëndrueshme midis BE-së dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar ato çështje mund të zgjidhen”, tha ai, shkruan BBC, transmeton KlanKosova.tv.

Të ngjashme