Lajme
Kryeministri i Ukrainës: Ushtarët tanë do të luftojnë deri në fund në Mariupol
Demokracia
06:56 | 19 Prill 2022

Share:

Forcat ukrainase që mbrojnë Mariupolin do të luftojnë deri në fund kundër trupave ruse, thotë kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal.

Në një intervistë, Shmyhal tha se afati i Rusisë që forcat ukrainase në Mariupol të dorëzoheshin deri të dielën ishte injoruar.

“Qyteti ende nuk ka rënë”, tha ai. “Ka ende forcat tona ushtarake, ushtarët tanë, kështu që ata do të luftojnë deri në fund. Dhe për momentin, ata janë ende në Mariupol”, tha ai për rrjetin amerikan, ABC, transmeton Klankosova.tv

Ushtria ruse thotë se kontrollon pothuajse të gjithë Mariupolin, ndërsa Batalioni Azov i Ukrainës është ende duke qëndruar në Azovstal, një fabrikë e madhe çeliku me pamje nga deti Azov.

Të ngjashme