Lajme
Kryeministri i Luksemburgut tallet me mbiemrin e Lajçakut: Lik, Laj. hh, e dini për kë e kam fjalën
Demokracia
11:38 | 04 Korrik 2023

Share:

Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel ka bërë pak shaka me emrin emisarit të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Pasi ai dhe kryeministri i Holandës, Mark Rutte e takuan kryeministrin Albin Kurti, ata thanë se zgjidhja për tensionet është zbatimi i udhërrëfyesit për zbatimin e marrëveshjes për rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Është një udhërrëfyes nga BE-ja… nga… Lik… Laj.. Laçak, nga Lajçak – oh, e dini për kë a kam fjalën (qesh) – dhe Borrell, dhe këto janë për ne hapa të rëndësishëm për të vazhduar”, tha Bettel.

Ai tha se i kanë thënë kryeministrit të Kosovës se “nuk jemi këtu për të gjykuar”, por “jemi këtu për të ndihmuar”.

Të ngjashme