Lajme
Kryeministri i Kanadasë krenohet që është më i gjatë sesa djali i tij
Demokracia
15:48 | 19 Qershor 2022

Share:

Në Ditën e Baballarëve, kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau ka postuar fotografi me tre fëmijët e tij.

Trudeau krenohet që ende është më i gjatë se djali i tij i madh.

Përmes një postimi në Facebook ka publikuar disa fotografi “duke e matur gjatësinë trupore”.

“Nuk mund të isha më krenar për këta të tre ose t’i doja më shumë. (Dhe po, unë jam akoma më i gjatë se Xav… tani për tani. ) Për të gjithë ju baballarët kudo që jeni, shpresoj që të jeni në gjendje të kaloni pak kohë me ata që doni sot. Gëzuar Ditën e Baballarëve!”, ka uruar ai. /Demokracia.com/

Të ngjashme