Lajme
Kryeministri i Federatës së Bosnjës dënohet me 4 vjet burg për keqpërdorime
Demokracia
12:49 | 05 Prill 2023

Share:

Kryeministri i Federatës së Bosnje e Hercegovinës, Fadil Novalliq, është dënuar me katër vjet burgim për qasje të paligjshme me rastin e blerjes së respiratorëve kinezë gjatë pandemisë COVID-19.

Gjykata në Bosnje e Hercegovinë shpalli dënimin e shkallës së parë kundër Novalliqit më 5 prill.

Po ashtu gjykata vendosi që të shqiptojë dënim edhe për kreun e suspenduar të Mbrojtjes Civile të Federatës së Bosnje e Hercegovinës, Fahrudin Sollak, dhe pronarit të kompanisë bujqësore “Srebrena Malina”, Fikret Hoxhiq.

Sollak u dënua me gjashtë vjet burgim dhe Hoxhiq me pesë.

Kompania “Srebrena Malina” gjithashtu do të duhet të paguajë kompensim në vlerë prej 100 mijë eurosh, raporton REL.

Kryeministri i Federatës së Bosnjës e Hercegovinës , Novalliq nuk u paraqit në seancën e shqiptimit të dënimit.

Ai është akuzuar se ka hartuar një plan për të përdorur para nga buxheti i vitit 2020 për blerjen e mjeteve dhe pajisjeve për të luftuar koronavirusin.

Në anën tjetër, Ministrja e Financave, Jellka Miliceviq, është liruar nga akuza se nuk i ka penguar ata që ta bëjnë një gjë të tillë.

Gjyqi për blerjen e 100 ventilatorëve nga Kina, me vlerë 5.4 milionë euro, për nevojat e sistemit shëndetësor në Federatën e Bosnje e Hercegovinës, ka filluar më 23 shkurt, 2021, para Gjykatës së Bosnje e Hercegovinës.

Të ngjashme