Lajme
Kryeministri i Britanisë, Johnson shton frikën se izolimi në Angli do të zgjasë edhe verës
Demokracia
13:00 | 22 Janar 2021

Share:

Boris Johnson, Kryeministër i Britanisë së Madhe, ka shtuar frikën se masat e ashpra izoluese për t’u mbrojtur nga Covid-19 do të vazhdojnë deri në fund të pranverës e ndoshta edhe më gjatë, pasi as ai e as ministra e zyrtarë të qeverisë së tij nuk kanë pranuar që të flasin për planet për lehtësim të masave të izolimit, raporton Demokracia.com duke u thirrur në mediat ndërkombëtare.

Shqetësimi ka filluar të vërehet edhe tek anëtarët e parlamentit, madje edhe ndër ata të partisë së Johnson, Partisë Konservatore, të cilët kërkojnë që nëse vaksinimi shkon sipas planeve, të shikohet mundësia për të zbutur masat.

“Downing Street”, sinonim për Qeverinë e Britanisë, duhet të shqyrtojë masat në Angli kah mesi i muajit shkurt. Uellsi, Skocia dhe Irlanda Veriore janë të pavarura në marrjen e masave për të luftuar pandeminë. Të dhënat se numri i të infektuarve në Angli nuk është duke rënë kanë shtuar frikën se masat nuk do të zbuten në një të ardhme më të afërt.

“Mendoj se është tepër herët të flitet nëse do të jemi t’i heqim disa nga kufizimet”, u ka thënë Kryeministri Johnson gazetarëve gjatë vizitës që bëri në rajonin e Manchester për të shikuar dëmet e shkaktuara nga vërshimet, përcjell Demokracia.com.

Zëdhënësi i Kryeministrit Johnson ka refuzuar që të mohojë se kufizimet do të zgjasin deri në verë, ndërsa njësoj e rezervuar ishte edhe Ministrja e Brendshme Priti Patel./Demokracia.com

Të ngjashme