Lajme
Kryeministri grek rezulton pozitiv me Covid-19, pas takimit me Erdogan
Demokracia
12:53 | 14 Mars 2022

Share:

Vetëm disa orë pas vizitës në Stamboll dhe drekës me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, kryeministri grek Kyriakis Mitsotakis ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Lajmin e bën me dijë vetë ai përmes një njoftimi në Instagram.

“Në testin e shpejtë që bëra sot në zyrë, dola pozitiv për Covid19. Rrjedhimisht do të jem i izoluar në shtëpinë time dhe do të punoj që andej. Dua të rikujtoj se vaksinimi i trefishtë ofron mbrojtjen më të mirë të mundshme kundër sëmundjeve të rënda. Jam i sigurt se gjithçka do të shkojë mirë dhe shumë shpejt do të jem sërish në zyrë”, shkruan ai.

Të ngjashme