Lajme
Kryeministri 30 euro në ditë në lule, qytetarëve 100 euro deri në Shëngjergjin tjetër
Demokracia
23:36 | 18 Prill 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti çdo ditë e më shumë po e kupton se jeta prej qeveritari nuk është siç e ka paramenduar prej opozitari.

Edhe mund ta këtë paramenduar, por të paktën ishte shfaqur shumë kritik ndaj ish pushtetarëve që rrethoheshin me bodyguard e me xhipa të zinj, veprime të cilat po i bënë tash kryeministri ri.

Kryeministri i “vegjëlisë” nuk po i refuzon as lukset e rëndomta që i japin kënaqësi ditore, shkruan Periskopi.

Pak mbi 22 mijë euro, ka paraparë të shpenzojë zyra e tije për lule të freskëta. Shumica e tyre do të jenë  trëndafila për zyrën e kryeministrit, ku do të bëhet ndërrim i tyre sa herë të jetë e nevojshme. Në zyrën e tij do të vendosen edhe pallma në vazo e dru jete.

Po ashtu, lulet e freskëta do t’i sillën në zyrë për tri vite, sa herë ai do të bëjë homazhe.

Zyra e kryeministrit ka lidhur një kontratë korniza- për tri vite me Lulishten “Labi” për furnizim me lule.

Kontrata është në vlerë prej 22 mijë e 40 euro. Po që se kjo shumë do të përkthehej në ditë punë gjatë këtyre viteve, i bije qe shpenzimi për lule do të jetë rreth 30 euro çdo ditë, për pesë ditë punë në javë.

Të ngjashme