Lajme
Kryeministrat e ‘hasmuar’, Ahmeti sugjeron takim mes Kurtit e Ramës për t’u sqaruar
Demokracia
21:32 | 14 Tetor 2023

Share:

Ish-anëtari i Vetëvendosjes dhe ish-kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti u ka propozuar një takim Edi Ramës, kryeministrit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës, Albin Kurti për t’u sqaruar.

Ai ka thënë se nuk jemi popull i madh që të hasmërohemi në mes veti.

“Një Stadium, dy kate. Një takim o mirë me bo ju dy kryeministrat me u sqaru ose shpjegu mospajtimet mes dy njerëzve se nuk jena shumë që mu hasmu. Edhe ky hasmim nuk na duhet tani”, ka shkruar ai.

 

Të ngjashme