Lajme
“Kryeministër, mos na shkel në gjak”, nesër protestë kundër Kurtit
Demokracia
18:21 | 22 Janar 2023

Share:

Nesër do të mbahet një protestë në Sheshin “Skenderbeu”, në Prishtinë, për shkak të deklaratave të kryeministrit Albin Kurti për politikanin e vrarë serb, Oliver Ivanoviq.

Protesta është thirrur nga familjarët e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët nuk pajtohen me vlerësimet që Kurti i ka bërë Ivanoviqit.

Në rrjetin social Facebook, është bërë publike eventi me mbishkrimin “Kryeministër, mos na shkel në gjak! Stop, devijimit të historisë!”.

Kjo protestë parashihet të mbahet nga ora 12:00.

Ndryshe, Kurti në 5-vjetorin e vrasjes së Ivanoviqit e kishte ngre lartë figurën e politikanit serb.

“Oliver Ivanoviqi ishte një person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij. Ai e bëri këtë duke qenë i hapur, i sinqertë, gjithmonë i mprehtë në çështjet me rëndësi, por edhe i respektueshëm edhe ndaj atyre me të cilët nuk ishte dakord. Do të dëshiroja që kujtimi i tij të mbetet i gjallë, kujtimi i tij si një njeri që punoi për një të ardhme të qëndrueshme dhe për një Kosovë shumë etnike”, kishte shkruar Kurti.

Të ngjashme