Kryekomandanti i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Velarii Zaluzhnyi, thotë se fushëbeteja është e komplikuar por nën kontroll përderisa forcat ukrainase po depërojnë përpara me kundërofenzivën që të rimarrin pjesët e rrethuara nga Rusia nga fillimi i agresionit.
“Në beteja të ashpra, nën shiun e çelikut të predhave ruse, ne mbajtëm çdo pjesë të tokës sonë. Ne ndaluam sulmin e armikut dhe varrosëm mitin për pathyeshmërinë e ushtrisë ruse. Dhe tash po e rikthejmë tokën tonë. Askush dhe asgjë nuk do të na ndalojë”, shkroi Zaluzhnyi në Twitter.
“Ne i dolëm ballë sulmit të fuqishëm të armikut. Treguam se çfarë do të thotë të jesh ukrainas, të kesh guximin të luftosh për lirinë tënde”, tha ai.
Në raportin e fundit se trupat ruse po kanë vështirësi në ballafaqim me ato ukrainase. Moska tha të enjten se forcat e saj do të ndihmojnë në evakuimin e banorëve të rajonit jugor të pushtuar Kherson në zona të tjera, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Ushtria ukrainase ka kryer një kundërofensivë në Kherson dhe pjesët lindore të vendit, duke marrë përsëri territorin që ishte pushtuar nga Rusia, si dhe duke goditur infrastrukturën kritike si urat dhe hekurudhat.