Lajme
Kryediplomatja gjermane arrin në Kosovë
Demokracia
17:37 | 10 Mars 2022

Share:

Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka arritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Baerbock u prit në aeroport nga kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz.

Baerbock do të qëndrojë në vizitë zyrtare dy ditore në Kosovë.

Ndërsa me presidenten Vjosa Osmani, kryediplomatja gjermane do të takohet në orën 17:30, njofton Klankosova.tv.

Me kryeministrin e Albin Kurti, Baerbock do të ketë konferencë të përbashkët për media në 18:30, në ndërtesën e Qeverisë.

 

 

Të ngjashme