Lajme
Kryediplomati kroat takohet me Blinkenin, e paralajmëron se mund të ketë radikalizim në Bosnjë
Demokracia
16:12 | 15 Maj 2022

Share:

Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grliq Radman i ka kërkuar Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Berlin që t’i angazhojë më tej Shtetet e Bashkuara në reformën zgjedhore në Bosnjë dhe paralajmëroi se përndryshe mund të ketë radikalizim në vend.

“Unë i përcolla Sekretarit të Shtetit të SHBA-së shqetësimin tonë të madh për mundësinë e humbur për ta ndryshuar ligjin zgjedhor të Bosnje dhe Hercegovinë. Paralajmërova gjithashtu për radikalizimin e mundshëm të situatës pas zgjedhjeve”, iu tha gazetarëve Grliq Radman, shkruan agjencia kroate e lajmeve, Index.

Ai shtoi se i kishte kërkuar Blinken një prani edhe më të fortë dhe ndihmë për udhëheqësit boshnjakë që të bien dakord me përfaqësuesit kroatë për rregullat për zgjedhjet e tetorit.

Të dy zyrtarët morën pjesë në një takim jozyrtar të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, të cilët përsëritën mbështetjen për Ukrainën në luftën kundër agresionit rus.

Të ngjashme