Lajme
Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut përshëndet progresin e arritur mes Kosovës dhe Serbisë
Demokracia
13:58 | 28 Shkurt 2023

Share:

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani e ka përshëndetur progresin e së hënën së arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Osmani në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se kjo është mirë edhe për Maqedoninë e Veriut kur vendet fqinje arrijnë përparim në çështjen e dialogut.

“Përshëndes progresin e djeshëm të Kosovës dhe Serbisë të arritur në Bruksel. Si një fqinj i afërt i të dy vendeve, ne inkurajojmë një përparim përfundimtar, duke qëndruar gati për të ndihmuar në interesin më të mirë dhe perspektivën e BE-së të të gjithë rajonit”, ka shkruar Osmani.

Marrëveshja nuk është nënshkruar akoma, por një takim i nivelit të lartë në mes të Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiqit do të zhvillohet gjatë marsit.

Të ngjashme