Lajme
Kryediplomati grek pas vizitës në Kosovë flet me Lajçakun
Demokracia
14:15 | 13 Mars 2023

Share:

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, ka biseduar përmes telefonit me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Dendias nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter”, ka treguar për vizitën e fundit që të dielën e kishte në Prishtinë.

“Kam zhvilluar një bisedë telefonike sot me Miroslav Lajçakun  dhe e informova për vizitën time të fundit në #Prishtinë. Diskutim në kohë për zhvillimet e fundit në lidhje me dialogun Beograd – Prishtinë”, ka shkruar ai.

Kryediplomati grek që kur e ka marrë detyrën e ka vizituar Kosovën gjashtë herë.

Greqia akoma nuk e ka njohur Kosovën, por dy shtetet kanë raporte diplomatike dhe tregtare.

Të ngjashme