Lajme
Kryediplomati grek nuk doli në konferencë para simboleve te Kosovës, Kurti vlerëson se ka “raporte të shkëlqyera mes vendeve”
Demokracia
17:31 | 20 Dhjetor 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me Kryediplomatin grek, Nikos Dendias tha se mes të dyja shteteve ka raporte të shkëlqyeshme.

Në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit thuhet se në takim është biseduar edhe për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, përcjell Demokraica.com

“U bisedua për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, ndërsa u theksuan raportet e shkëlqyeshme ekzistuese ndërmjet të dyja vendeve. Kryeministri Kurti theksoi perspektivën evropiane të vendit tonë, si dhe aspiratat e Republikës së Kosovës për integrimin e mëtutjeshëm në organizata ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.

Sipas ZKM-së në takim është biseduar edhe për çështjet aktuale, zhvillimet rajonale, si dhe perspektivën zhvillimore dhe integruese të Ballkanit Perëndimor.​

Ndryshe, Kryediplomatit grek Dendias, ka refuzuar të flas para simboleve të Kosovës gjatë konferencës me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla./Demokracia.com/

 

 

Të ngjashme