Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, pas takimit me homologen e tij kosovare, Donika Gërvalla, ka thënë se ndihet i qetë që dëgjoi se ka lëvizje pozitive në dialogun Kosovë-Serbi.
Ai ka uruar edhe 15 vjetorin e shtetësisë së Kosovës, derisa është shprehur i lumtur për takimin me Gërvallën.
“Mirë që po e shoh miken time Donika Gërvalla Shcwarz në Konferencën për Siguri në Mynih – urime për 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Është qetësuese të dëgjosh për lëvizje pozitive në dialogun Beograd-Prishtinë, e rëndësishme që të dyja palët të zbatojnë detyrimet për të cilat u zotuan”, ka shkruar ai në Twitter.
Në Mynih të Gjermanisë, përveç Gërvallës, janë duke marrë pjesë edhe presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti. Ky i fundit ka zhvilluar takim me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.
Good to see my friend @gervallaschwarz at #MSC2023 – congratulations on the 15th anniversary of #Kosovo’s independence! 🇽🇰
Reassuring to hear about positive movement in the #BelgradePristina dialogue, important that both sides implement the obligations they committed to. pic.twitter.com/uksuf7I981
— Alexander Schallenberg (@a_schallenberg) February 18, 2023