Lajme
Kryebashkiaku i vendosur nga Rusia në qytetit ukrainas plagoset në një shpërthim
Demokracia
15:58 | 22 Maj 2022

Share:

Andriy Shevchyk, një kryebashkiak i vendosur nga Rusia në qytetin e pushtuar ukrainas, Enerhodar, thuhet se është plagosur në një shpërthim.

Kryetari i zgjedhur i qytetit Dmytro Orlov – i cili aktualisht ndodhet në Zaporizhzhia ka shkruar në Telegram se Shevchyk dhe truprojat e tij ishin dërguar në spital pasi ishin plagosur, shkruan BBC, transmeton Demokracia.com.

Orlov vuri në dukje se rrethanat ishin ende duke u vërtetuar.

Ai shtoi se askush tjetër nuk ishte lënduar nga shpërthimi – duke sugjeruar se ky kishte qenë një “sulm i saktë dhe i synuar”.

Lidhur me rastin nuk ka pasur asnjë koment të menjëhershëm nga pala ruse.

Enerhodar, një qytet me rreth 50,000 banorë që i shërben termocentralit më të madh bërthamor në Evropë, është pushtuar nga forcat ruse që nga marsi./Demokracia.com/

Të ngjashme