Lajme
Kryebashkiaku i Kievit: Sulmet mund të jenë një simbolikë përpara samitit të NATO-s
Demokracia
15:36 | 26 Qershor 2022

Share:

Sulmet ruse në Kiev mund të jenë “një sulm simbolik” përpara fillimit të samitit të NATO-s të kësaj jave në Madrid, tha sot kryebashkiaku i kryeqytetit ukrainas Vitali Klitschko, sipas skynews

Komentet erdhën pasi zyrtarët konfirmuan se një person ishte vrarë dhe pesë u plagosën pas sulmeve ruse në Kiev sot.

Ditën e sotme u raportuan sulme në qendrën e Kievit në orët e hershme, sulmi i parë në qytet pas javësh.

Dy shpërthime të tjera u dëgjuan në periferi jugore të qytetit më vonë gjatë ditës, tha një reporter i Reuters.

Të ngjashme