Rreth një orë më parë BBC raportoi se kryetari i bashkisë së Kievit i kishte thënë Associated Press se qyteti i tij ishte “rrethuar” nga forcat ruse.
Tani Vitali Klitschko thotë se nuk është kështu dhe në fakt është “dezinformim”.
“Në mbrëmje, botimet ruse në internet përhapën informacione në lidhje me mua se gjoja Kievi ishte i rrethuar dhe evakuimi i njerëzve ishte i pamundur”, ka shkruar Klitschko.
“Mos i besoni gënjeshtrave! Besojuni informacioneve vetëm nga burimet zyrtare”, tha ai.
“Dua të theksoj se Rusia vazhdon të luftojë kundër Ukrainës jo vetëm me armë ushtarake, por edhe me informacion. Ata krijojnë faqe false të zyrtarëve të qeverisë, manipulojnë informacione, krijojnë disa legjenda”. /Demokracia.com/
.