Lajme
Kryebashkiaku i Ivano-Frankivsk konfirmon sulmin nga Rusia
Demokracia
08:16 | 11 Mars 2022

Share:

Kryetari i bashkisë së Ivano-Frankivsk ka konfirmuar granatimet ruse të qytetit të tij në Ukrainën jugperëndimore.

Në një mesazh në Facebook, ai tha: “Armiku goditi Frankivsk”, raporton BBC.

Ai u bëri thirrje njerëzve që të mos shpërndanin foto dhe video të shpërthimeve dhe tregoi se sistemi i alarmit të goditjes me raketa nuk funksionoi

Kryebashkiaku gjithashtu paralajmëroi banorët e lagjeve Krykhivtsi, Chukalivka, Opryshivtsi, Gorodok që të mos largohen nga shtëpitë e tyre.

“Qëndroni në shtëpi për sigurinë tuaj! Kur të kalojë rreziku, do t’ju njoftoj”, ka shkruar ai.

Të ngjashme