Kryebashkiakja e Motyzhyn, Olga Sukhenko- qytet që ndodhet 30 milje në perëndim të Kievit- është ekzekutuar nga trupat ruse bashkë më bashkëshortin dhe djalin e saj.
Sukhenko, dyshohet se u qëllua pasi refuzoi të përmbushte kërkesat e rusëve, raportoi AP.
Kryebashkiakja bashkë me familjen e saj thuhet se u rrëmbyen më 23 Mars. Fati i tyre ishte i panjohur derisa trupat e tyre u gjetën të shtunën në një varr të cekët pas shtëpive që ushtarët rusë i kishin përdorur si kazerma të improvizuara. Një trup i katërt u gjet gjithashtu, por ende nuk është identifikuar.
Vrasja e raportuar vjen pasi forcat ruse janë akuzuar për kryerjen e krimeve brutale të luftës kundër civilëve ukrainas këtë fundjavë. Zyrtarët ukrainas thanë se trupat e të paktën 410 civilëve u gjetën të shpërndara në Bucha, një qytet që ndodhet në veriperëndim të Kievit. Imazhet grafike kanë treguar kufoma me duar të lidhura pas shpine , ndërsa dhjetëra trupa u gjetën në oborre, makina dhe përgjatë rrugëve.