Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka kërkuar nga qytetarët që të shpenzojnë ujin e pijshëm në mënyrë racionale.
Në njoftimin e KRU “Prishtina” thuhet se në çdo pikë trajtimi , në të gjitha qytetet, po trajtojnë ujë me kapacitet maksimal, përcjell Demokracia.com.
“Pavarësisht kapacitetit maksimal në trajtim dhe shpërndarje ,temperaturat e larta po shoqërohen me kërkesë jashtëzakonisht të madhe për ujë, rrjedhimisht edhe keqpërdorime të larta. Kjo është arsyeja pse disa zona të larta të furnizimit kanë mungesë të ujit të pijshëm, ani pse ne po bëjmë çmos që të ketë shpërndarje të barabartë”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Kërkesë për shpenzim racional të ujit të pijshëm
Prishtinë, 23 korrik – Sot, si gjithnjë, kërkojmë shpenzim racional të ujit të pijshëm.
Të ua mundësojmë secilit konsumator të ketë furnizim me ujë, në këtë kohë me temperatura mjaft të larta.
Kontribuo në përdorim të drejt të ujit të pijshëm!
Në çdo pikë trajtimi , në të gjitha qytetet, po trajtojmë ujë me kapacitet maksimal.
Pavarësisht kapacitetit maksimal në trajtim dhe shpërndarje ,temperaturat e larta po shoqërohen me kërkesë jashtëzakonisht të madhe për ujë, rrjedhimisht edhe keqpërdorime të larta.
Kjo është arsyeja pse disa zona të larta të furnizimit kanë mungesë të ujit të pijshëm, ani pse ne po bëjmë çmos që të ketë shpërndarje të barabartë.
Ujë për të gjithë!