Lajme
KRU “Prishtina” identifikon 3 kyçje ilegale brenda 2 orëve, një banor s’e kishte ndalur ujin tërë natën
Demokracia
12:17 | 20 Gusht 2023

Share:

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë edhe tri çkyçje të konsumatorëve që ishin duke e shfrytëzuar ilegalisht ujin e pijshëm.

Sipas ujësjellësit të kryeqytetit, në Bardhosh të Prishtinës, uji i pijshëm po shpenzohet pa mëshirë, gjë që ka çuar në tri çkyçje për dy orë.

Kujtojmë se aksion kundër kyçjeve ilegale në Bardhosh, KRU “Prishtina” ka bërë edhe ditëve të fundit.

Të ngjashme