Kompania Rajonale e ujësjellësit Prishtina ka njoftuar për ndërprerjet e ujit në disa lagje të Prishtinës.
Përmes këtij njoftimi, konsumatorët e ‘Javov Xoxa, Uran Ajeti dhe Ndue Përlleshi do të përballen me ndërprerje të ujit krejt kjo si shkak i një prishje në rrugën Uran Ajeti në lagjen Mati 1, përcjell Demokracia.com
Tutje nga kjo kompani bëhet e ditur se sanimi i gjendjes veçse ka filluar dhe se do të ketë ndërprerje të herë pas hershme të ujit.
Njoftimi i plotë i KRU Prishtina:
Njoftim për konsumatorët e rrugës ” Jakov Xoxa ” dhe ” Uran Ajeti ” / ” Ndue Përlleshi”, në lagjen Mati 1
Prishtinë, 3 shtator – Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a., qëllimin kryesor e ka ofrimin e shërbimeve të furnizimit me ujë të pijshëm për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, bazuar në rregulloret e Autoritetit Rregullativ të Ujit në Republikën e Kosovës.
Njoftojmë konsumatorët e rrugës ” Jakov Xoxa”, ” Uran Ajeti ”/ ” Ndue Përlleshi ” se, për shkak të një rrjedhje uji të dukshme në rrugën ” Uran Ajeti” në lagjen Mati 1, rrjedhje kjo në pronë private ( pronë e cila ka qenë rrugë publike e shpronësuar më pastaj në pronë private nga Komuna e Prishtinës), kemi qenë të obliguar të marrim masa adekuate për ndërprerje të ujit, për arsye se kjo rrjedhje përveç që po shkakton humbje të mëdha të ujit është me mundësi rreziku potencial për banorët që jetojnë në atë objekt.
Poashtu, KRU” Prishtina” sh.a. është duke zhvilluar punime teknike në sanimin e gjendjes duke kërkuar mirëkuptim nga konsumatorët e zonave të sipërpërmendura se, do të kenë ndërprerje të kohë pas kohshme të furnizimit me ujë të pijshëm deri në sanimin e gjendjes.
Në të njejtën kohë edhe gjatë ditës së djeshme duke vazhduar edhe sot do e kemi autocisternën/autobotin për të ia mundësuar banorëve furnizimin me ujë.
Vlen të theksohet se, rasti në fjalë është natyrë e ndërlikuar e defektit dhe kërkon kohë pë sanimin përfundimtar të gjendjes.
Ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijshëm për shkak të rrjedhjes së dukshme në pronë private, e kemi trajtuar duke u bazuar kryekëput në Rregulloret e ARRU-së si vijon:
-Zbatimi i Rregullores Nr. 06/2016 për ndërprerje nga shërbimet e ujit, Neni 17: Ndërprerjet për shkak të rrjedhjeve të jashtme të dukshme. Ofruesi i shërbimeve duhet të njoftoj konsumatorët/pronarët/banuesit( jo vetëm investitorin) përmes vërejtjes në të cilën i ofron konsumatorëve zgjidhje dhe kërkon që konsumatori duhet të riparoj rrjedhjen brenda pesë (5) ditëve të punës ose të lidhë kontratë me ofruesin e shërbimeve për riparimin me pagesë sipas tarifave të miratuara nga Autoriteti Rregullator i Ujit në Kosovë”.
Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe në të njëjtën kohë do ju mbajmë të informuar!